Ngjarja në Peqin, vetëvrasje aksidentale

16/04/2010 13:55

Drejtoria e policisë së Elbasanit pas marrjes në pyetje të të mbijetuarit nga ngjarja e pasdites së djeshme në qytetin e Peqinit ka njoftuar se vdekja e shtetasit Erjon Daja ka ndodhur aksidentalisht.

Ai ka shkuar ne banesen e shtetasit Blerim Hasa, i cili aktualisht ndodhet jashte shtetit dhe duke pastruar nje arme zjarri pistolete te cilen e mbante pa leje, ka qelluar veten aksidentalisht.

Ndersa shtetasi Sami Hasa, me profesion mesues per shkak te tronditjes se forte psikike ka qelluar mbi veten. Shtetasi Sami Hasa aktualisht ndodhet i shtruar ne Spitalin Ushtarak Tirane, jashte rrezikut per jeten. Sipas zedheneses se Drejtorise se Policise se Elbasanit, shtetasi Sami Hasa u arrestua nga ana e policise per vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”.

Nje dite me pare burime te policise por edhe banore te zones kishin hedhur hipotezen e nje vrasje per motive te dobta dhe me pas nje tentative vetevrasje, dyshim qe duket se eshte hedhur poshte pas ekspertizes dhe marrjes ne pyetje te te mbijetuarit.

Top Channel