Mediu, në konferencë mbi strategjinë e ujërave

16/04/2010 16:55

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka qene i pranishëm në konferencën e katert ministeriale ku eshte diskutuar mbi strategjine e ujrave të rajonit te Mesdheut.

Mediu ka sqaruar se dokumenti mbi strategjine ka nje vlerë të vecantë pasi duke u mbështetur mbi te do te orientohet edhe politikat kombetare te secilit vend anetar te Mesdheut per mbrojtjen por edhe miremenaxhimin e burimeve ujore.

Ministri i Mjedisit shqiptar ka diskutuar edhe me homologun e tij ne Spanje mbi bashkepunimet e metejshme ne fushen e mjedisit mes dy vendeve.

Top Channel