Mel Gibson dhe Grigorieva po ndahen

15/04/2010 10:35

Pesë muaj pas lindjes së vajzës së tyre, Mel Gibson dhe e shoqja e tij me origjinë ruse, këngëtarja Oksana Grigorieva, janë duke u ndarë, sipas raportimeve të disa mediave ndërkombëtare.

Protagonisti i “Bravehearth” dhe regjisori i “Pasioni i Krishtit” kishte bërë publike lidhjen e tij me Grigorieva pak pas fillimit të divorcit me ish-bashkëshorten Robyn, në prill të 2009-ës.

“People.com”, duke cituar si burim një mikun e tyre të paidentifikuar, bën të ditur se cifti po ndahet në mënyrë miqësore dhe të dy shpresojnë të kujdesen së bashku për vajzën e tyre Lucia.

Top Channel