Bukuroshet VIP kundër paragjykimit të femrës, “rrezik në timon”

15/04/2010 19:15

Janë të brishta , joshëse, por ndonjëherë të rrezikshme dhe kërcënuese. Flasim për femrat në timon.

Ato janë të bukura, inteligjente, personazhe të njohura, por kjo nuk i ka shpetuar dot nga paragjykimi “femer ne timon”. Jemi në makinë me modelen dhe prezantuesen, Iva Mere. Ajo thotë se veçanerisht me meshkujt nuk i ka shumë të mira marrëdhëniet në rrugë.

“Nuk jam tolerante në timon, sepse edhe të tjerët nuk janë. Sidomos me meshkujt. I fusin të gjitha femrat në një kategori. Ndonjehere shaj, i’a fus edhe unë, por vetëm meshkujt. Edhe ata nën dhembe, se po të degjuan, të kthehen”, shprehet modelja. Ndërsa Iva pohon se nuk ekziston ndonjë lidhje e fortë pasioni me mjetin e saj të lëvizjes, bukuroshja e mëngjesit në Top Channel dhe prezantuesja e Select-it, Elona Duro, thotë se e saja me makinën, është një marrëdhënie varësie.

“Une kam nje lidhje shume te ngushte me makinen, kam nje varesi te madhe, nuk leviz dot pa makine, as ne pune e as ne shtepi qe e kam afer. Eshte nje nga gjerat qe s’ua le dot te tjereve. Nese ma kerkon xhaketen ta jap, makinen jo”, pohon Elona.

Po ç’mund të bënte pa makinën e saj Deni Shkëmbi? Ish Miss Buzëqeshja edhe ajo sot me një profil televiziv, thotë se makina është jeta e saj. “Dashuria ime e parë është për familjen. E dyta është makina”, thekson Deni. Me to në makinë nuk ka vetëm guidë e garë për të kapur kohën. Ne sediljen komode të bukurosheve, shkrepin edhe shumë kapricio.

Iva tregon se të papriturat në rrugë nuk e mbajnë gjithmonë të tërhequr nga pedali i gazit. “Nuk jam tip aventurier sepse kam frike. Vetem kur jam vone apo kur jam me miq bej shaka per t’i trembur”, shton Iva. Thuhet se biondet janë një kërcënim në rrugë. Elona nuk hyn tek kategoria që shkakton karvane të gjata pas shpine. Por, përpara saj me makinë nuk u’a sugjerojmë të kaloni.

“Kam zgjedhur makine me marshe se dua te bej parakalime, startin e kane me te mire. Kam qejf t’i parakaloj meshkujt. Ne makine une nuk jam femer, jam mashkull”, rrefen Elona. Nuk ka gjë që këto të reja i ndal në sfidën ndaj meshkujve në timon. Vetëm në një pikë dorëzohen tek ata.

“Jam estetiste e mire e makines sime. E laj, e pastroj, e parfumos, por nuk jam mekanike. Kur bej rruge te gjata kam frikë se po m’u ca goma, duhet te marr babin te telefon”, shton ajo. Me vullnet të fortë e mjaftueshëm të ëmbla për të zbutur cilindo që u pret rrugën, bukuroshet nuk i’a kanë dalë akoma ta thyejnë përshtypjen që ruhet për to në timon.

“Jam nje shofere e mire. I respektoj shenjat, rregulloren, kalimtaret, por edhe makinen time. Nuk kam marre asnjehere gjobe. Jam femer, jam dhe bionde, por jam shume mire ne timon”, perfundon Elona.  

FOTO GALERI
1/3

Top Channel