Zeta-Jones pozon nudo për herë të parë

14/04/2010 12:15

Në moshën 40 vjecare, aktorja uellsiane Catherine Zeta-Jones ka pozuar për herë të parë plotësisht nudo për numrin e radhës së revistës “Allure Magazine”.

Bukuroshja brune e martuar me Michael Douglas shprehet se nuk e ka pasur asnjëherë problem të zhvishet. “Jam mësuar me ndryshimet e shpejta të veshjeve në skenën e teatrit”, shprehet Zeta-Jones, ndaj së cilës kohët e fundit ka pasur hije dyshimi për humbje të madhe të kileve.

Në setin e fundit fotografik, bukuroshja hollivudiane tregon qartë se nuk ka humbur asnjë nga hiret e trupit të saj. Catherine Zeta-Jones është nena e dy fëmijëve të lindur nga lidhja me Michael Douglas.  

Top Channel