Tiger Woods pranë divorcit

14/04/2010 17:00

Tiger Woods dhe Elin Nordegren janë pranë divorcit. Sipas programit “Entertainment Tonight”.

Woods nuk ka arritur të shpëtojë martesën edhe pse është shtruar në klinikë për të kaluar varësinë e tij nga seksi.

Duke iu referuar Kevin Frazier, korrispodenti i programit, gruaja nuk ishte prezente në turneun që ka shënuar kthimin e Woods në fushën e golfit.

“Janë duke vendosur detajet e fundit përpara se të firmosin divorcin”, është shprehur ai.

Top Channel