LSI, aleancë me camët

14/04/2010 16:05

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia came për Drejtesi dhe Unitet kanë vendosur të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën, për atë që zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta e quajti një moment kyc që afron edhe më shume Shqipërine me Bashkimin Europian.

Sipas zotit Meta konstruktiviteti dhe angazhimi për të realizuar reformat që i shërbejnë vendit për t’u integruar në BE në një  kohë sa më të shkurtër janë ato që duhet të jenë në bazë të cdo force politike.

“Integrimi i Shqipërisë është prioritet kryesor për forcat tona politike dhe këtë do ta tregojmë duke punuar në parlament dhe jashtë parlamentit”, u shpreh meta.

Të njëjten mbështetje zoti Meta i dha kreut te PDU-së, Shpëtim Idrizi edhe për cështjen came si një problem i të drejtave të njeriut, i cili sipas tij nuk duhet harruar apo anashkaluar.

“Vetëm një klimë bashkëpunimi, i zgjidh dhe I tejkalon problemet e trashëguara nga e kaluara që ka qenë shumë larg realitetetit të sotëm”, theksoi Meta.

Kreu i PDU-së, Idrizi nga krahu tjeter theksoi se per zgjidhjen e kesaj ceshtje do te zhvillohen edhe takime te tjera.

“Ne do të takojmë të gjithë forcat politike, por theksoj se LSI ka qenë e vetmja forcë politike që cështjen came e ka patur në programin e saj”, u shpreh Idrizi.

Top Channel