Kukës, shpërthim në banesën e kreut të qarkut

14/04/2010 08:25

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm banesën e kryetarit të qarkut të Kukësit që fatmirësisht ka shkaktuar vetëm materiale.

Sipas policisë së qytetit verior e cila shkoi menjëherë në vendngjarje, banesa e Shefqet Brukës është tronditur nga shpërthimi rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa shkaqet dhe autorët e këtij akti nuk janë zbuluar ende.

Banesa e zyrtarit ka pësuar dëme të mëdha materiale. Ndërkohë, dëmtime kanë pësuar edhe shtëpitë përreth, ndërsa hetimet për të zbardhur këtë ngjarje, po vazhdojnë.  

Top Channel