Ford-Fraser, film për sëmundjen e rrallë

14/04/2010 10:35

Në sallat amerikane është transmetuar filmi “Masa të jashtëzakonshme” me protagonistë Brendan Fraser dhe Harrison Ford, të cilët përpiqen të njohin botën me një sëmundje shumë të rrallë por që ndryshon tërësisht jetën e njerëzve.

I frymezuar nga libri “The Cure” i fitueses së cmimit Pulitzer, Geeta Anand, në film rrëfehet historia e John Crowley, jeta e të cilit ndryshon pas lindjes së fëmijëve Megan e Patrick me sëmundjen e rrallë Klikogjenoza II.

I paaftë për t’u dorëzuar ai përfshin në cështje edhe shkencëtarin Robert Stonehill me të cilin themelon një kompani bio-teknologjike që ka për qëllim gjetjen e një kure për sëmundjen e pashërueshme. Filmi do shfaqet në Europë pas pak ditësh edhe pse në SHBA arriti të arkëtojë shumë pak të ardhura.

Gjithsesi rezultati ka qënë i shkëlqyer për vetë faktin se arriti të nxjerrë nga hija të sëmurët me Klikogjenozë, disa mijëra në të gjithë botën.  

Top Channel