Berisha dorëzon përgjigjet e pyetësorit

14/04/2010 19:20

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka dorezuar para pak castesh në Bruksel përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Evropian.

Sipas informacioneve të fundit, Berisha ia ka dorëzuar përgjigjet komisionerit për Zgjerimin, Shtefan Fyle, me të cilin po zhvillon një takim kokë më kokë me dyer të mbyllura.

Pritet nga casti në cast që zyrtari evropian dhe kryeministri shqiptar të dalin në një konferencë për shtyp në përfundim të takimit.

Top Channel