Elbasan, celik me cilësi më të lartë në metalurgjik

13/04/2010 20:15

Në kombinatin metalurgjik në Elbasan do të prodhohet një lloj i ri celiku.

Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanisë administruese të metalurgjikut, të cilet po adaptojnë një linjë të re për prodhimin e celikut sizmik, një material rezistent ndaj tërmeteve.

Investimi privat prej 16 milionë eurosh që do të sjellë këtë produkt të ri në tregun vendas, pritet të sjellë ulje të cmimit të celikut që vjen nga importi.

Sipas ministrit Prifti, këto lloj investimesh sjellin vende të reja pune, më shume taksa për buxhetin e shtetit si dhe krijojnë mundësi për aktivitete të tjera ekonomike perreth tyre. Prifti shtoi se qeveria po vazhdon reformat për mbrojtjen e investitoreve të huaj në vend.

Top Channel