Durrës, dhuna në familje, dhjetra denoncime

13/04/2010 20:00

Në rrethin e Durrësit janë shtuar ndjeshëm rastet e denoncimeve të dhunës në familje.

Gra e fëmijë janë viktima të kesaj dhune, por nuk mungojnë as burrat. Përtej përmasave reale që fenomeni ka, pasi shumë raste mbeten të mbyllura në dyert e shtëpive, të tjera viktima të dhunës guxojne të flasin, të deshmojnë dhunën e provuar mbi to.

Skënder Dardha 62 vjec, pak ditë më parë paditi bashkëshorten për dhunë fizike dhe psikologjike. Zedhenesja e Drejtorise se Policise se Qarkut Durres, Ornela Cako, ndersa flet per statistika thote se denoncimet behen me shume ne zonat urbane, pasi ne ato rurale ende ka probleme ne te pohuarit e dhunes.

Rastet e dhunes ne familje qe denoncohet duket se jane vetem maja e ajsbergut per shkak se shume raste te tjera mbahen brenda mureve te shtepise.

Top Channel