Recesion në fund të vitit

12/04/2010 17:05

Instituti i Statistikës konfirmoi zyrtarisht se në tremujorin e katërt ekonomia ka hyrë në recesion duke regjistruar rritje negative krahasuar me të njëtin tremujor të një viti më parë.

Por edhe pse në tremujorin e fundit ekonomia është tkurrur, INSTAT thotë se në total rritja vjetore ka qenë pozitive për shkak të ecurisë më të mirë në tre tremujorët e mëparshëm të të vitit 2009.

Sërish sektorët me rritje mbeten ato të tregtisë me 7.2 për qind, transporti me 3 për qind, telekomunikacioneet me 8.3 për qind. Ndërsa industria dhe ndërtimi kanë vazhduar tkurrjen respektivisht me 4.1 dhe 14 për qind. Të dhënat paraprake sugjerojnë se ecuria e vështirë e ekonomisë ka vazhduar edhe në dy muajte parë të vitit ndërkohë që sipas Ministrisë së Financave, në muajin mars ka një përmirësim të fortë të treguesve ekonomik të vendit.  

Top Channel