Shkodër, zjarr në banesë, vdes 79 vjeçari

11/04/2010 15:55

Një 79 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e tij në lagjen “Perlat Rexhepi” në Shkodër.

Flakët kanë përfshirë rreth orës 12 e 30 minuta të së dielës banesën e Cezar Celit, i cili ndodhej i vetëm në shtëpi.

Edhe pas ndërhyrjes së fqinjëve dhe zjarrfikseve, nuk është bërë e mundur nxjerrja e të moshuarit nga shtëpia. Trupi i Celit 79 vjeçar është nxjerrë pothuajse i shkrumbuar.

Sipas hetimeve paraprake mendohet se zjarri në banesë ka ardhur si shpërthim i një bombule gazi. Ky është rasti i dytë brenda një viti që në të njëjtën lagje të Shkodrës humbin jetën shtetas si pasojë e shpërthimit të gazit.

Top Channel