Ndërron jetë “babai” i muzikës punk, Malcom McLaren

09/04/2010 17:50

Ndërron jetë ish menaxheri i grupit të muzikës rock, Sex Pistols, Malcom McLaren.

Ai mbylli sytë përgjithmonë në New York në moshën 64 vjecare pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e kancerit. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i tij. McLaren konsiderohet si “babai” i lëvizjes punk pasi kontribuoi në ngritjen e grupit Sex Pistols, ndërsa drejtoi një tjetër grup punk të quajtur New York Dolls.

Lindi në Londër në vitin 1946 dhe ka pasur një lidhje me stilisten Vivienne Westwood, me të cilën lindi edhe një djalë. Varrimi i McLaren do të bëhet në Londër në varrezën historike të Highgate.

Famën më të madhe ai e mori me hitin e Sex Pistols “God Save The Queen” që pushtoi majën e klasifikimeve për javë të tëra. “Malcolm McLaren ndryshoi botën dhe influenca e tij ndihet ende”, deklaron e fejuara e tij Young Kim.

Top Channel