Woods, marrëdhënie edhe me të bijën e fqinjit

08/04/2010 13:45

Në ditën e kthimit të madh në fushën e golfit, shfaqet një tjetër e dashur e Tiger Woods.

Ndërsa kampioni i botës po përpiqet që të vërë rregull në jetën e tij, “National Enquirer” ka zbuluar se si golfisti amerikan ka patur një marrëdhënie edhe me të bijën e fqinjit të shtëpisë, 22-vjecaren Raychel Coudriet.

Lista e dashurave zgjatet gjithnjë e më shumë dhe Raychel është partnerja më e re e Woods.

Sipas tabloidit amerikan, Woods e njihte Raychel që kur ajo ishte 14 vjec, por nuk diti t’i rezistonte kur ajo mbushi 18 vjec.

Vetë Raychel ka mbetur keq, e poshtëruar dhe e turpëruar pasi mori vesh për lidhjet e tjera të Tiger.

Top Channel