Topalli: Raporti Kosovë-Shqipëri, unik në rajon

08/04/2010 11:05

Kryetarja e kuvendit të Shqiperisë Jozefina Topalli në një konferencë për shtyp me homologun e saj kosovar vlerësoi arritjet e shtetit të ri dhe shprehu bindjen se së shpejti do të zgjatet lista e vendeve që e njohin pavarësinë.

Topalli vlerësoi po ashtu edhe bashkëpunimin e faktorit politik shqiptar në Prishtinë dhe ndërkombëtarëve, si dhe respektimin e Kushtetutës dhe institicioneve nga misionet e pranishme në Kosovë.

Nga ana e tij, Krasniqi vlerësoi pritjen vllazërore që i është bërë në Tiranë, ndërsa theksoi se cdo marrëveshje që duhet të ratifikohet mes dy vendeve do të bëhet në rrugën e duhur.

Topalli theksoi se raporti Shqipëri-Kosovë është një model unik në rajon dhe marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira.

Top Channel