Tajvan, Lin Yu Chun si Susan Boyle

08/04/2010 17:25

“Virusi” Susan Boyle përhapet në gjithe botën. Këtë herë udhëtojmë në Tajvan ku i riu Lin Yu Chun po përjeton një përralle pasi magjepsi publikun në “Super Star Avenue” me këngën e Whitney Houston “I Will Always Love You”.

Chun është talenti i radhës qe pasi merr mbështetjen e publikut në sallë, gjen përkrahje edhe nga populli i internetit. Zëri në kordat më të larta dhe sjellja e pjekur në skenë, e kanë bërë videon e tij të shumë-klikuar.

Sipas analistëve, Lin Yu Chun është pasardhësi i Boyle, e cila shiti albume më shumë se kushdo tjetër gjatë vitit 2009 në SHBA.

Top Channel