Klosi: Kongresi do diskutojë krizën ekonomike

08/04/2010 21:45

“Në këtë Kongres do miratojmë disa ndryshime statutore që kanë të bëjnë me një mënyrë të re organizimi në nivel rrethi”.

Ky është komenti i bërë nga deputeti dhe sekretari organizativ Blendi Klosi në lidhje me ndryshimet statutore të selisë rozë. “Përsa i përket mënyres dhe jetës së brendshme të partisë, ne statut pikat e reja e fuqizojnë mendimin ndryshe brenda partisë.

Ne vijim, Klosi foli për kongresin që do zhvillohet në mes të këtij muaji. “Tema e parë është kriza ekonomike në Shqipëri dhe PS është e vetmja forcë që mund t’i bëjë ballë. Në kongresin e radhës, kjo do jetë pika qëndrore e diskutimit. Nuk mund të vazhdoje që Shqipëria të qeveriset në mungesë të transparencës, dialogut dhe konsensusit. PS thërret kongresin që do merret edhe me ndryshimet statutore”, shton deputeti opozitar.

Sipas Klosit, në asnjë rast dhe në asnjë moment të këtij statuti nuk ka asnjë moment që të cenohet pengimi i jetës së mendimit ndryshe ne PS. “Ne duam ta forcojmë Partinë Socialiste në rrethe. Debati jonë parimor për krizën, transparencën, varfërinë dhe kushtet ekonomike, ngatërrohet me debatin tonë për statutin”, shtoi Klosi.

Ai nuk ka lënë pa komentuar as situatën e ngërcit politik për cështjen e transparencës së zgjedhjeve. “Mungesa e transparencës e mbyll debatin. Ne kërkojmë kutitë, nuk na hapen. Nuk kemi pse të diskutojmë per kutinë e Ruzhdies. Ka 400 qendra votimi ne Durrës ku unë jam deputet dhe sado që të hapësh nga ato, do gjesh Ruzhdie kudo.

Top Channel