Kavajë, përleshje në burg

08/04/2010 16:30

Një 16-vjecar, i dënuar për vjedhje, ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me mjete të forta në Institutin e Riedukimit për te miturit, ku dhe po vuan dënimin.

Xhuliano Hajrullahu nga Durrësi, mori plagë gjatë një përleshjeje mes dy grupe adoleshentësh, në të cilën janë përfshirë rreth 16 të dënuar, ngjarje e cila ndodhi mesditën e së mërkurës. Ata janë përplasur fizikisht duke përdorur edhe gurë, nga njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur Xhuliano, ndërsa edhe një i mitur tjetër ka marre fraktura dhe është mjekuar në ambulancën e këtij burgu. Duke qenë se 16-vjecari ka marrë plagë të rënda në kokë është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe më pas është përcjellë për t’u kuruar në spitalin e burgut.

Drejtues të spitalit të burgjeve pohuan se i riu ndodhet aktualisht për kurim pranë këtyre ambienteve por u treguan tepër të rezervuar për të dhënë një version se si është gjendja shëndetësore e të plagosurit.

Top Channel kontaktoi me drejtues të burgut të Kavajës, por administrata e tij ka refuzuar të komentojë ngjarjen. Megjithatë burimet jo zyrtare të këtij burgu këmbëngulin se të miturit, shumica prej tyre adoleshentë, e identifikojnë veten si  pjesëtare të dy grupeve rivale dhe aktualisht po verifikohet se sa është zbatuar rregullorja e burgjeve ne nje kohe qe perballe ketyre konflikteve te miturit sduhet te grumbulloheshin bashke.

Nderkohe drejt Kavajes jane nisur per te pare situaten edhe inspektore te Avokatit të Popullit, të cilet të kontaktuar nga Top Channel pohuan se jane informuar mbi perleshjen me dy te plagosur dhe po kryejne verifikimet përkatëse.

Top Channel