Ish tenistja Navratilova me kancer në gji

08/04/2010 17:00

Ish tenistja amerikane me origjinë ceke, Martina Navratilova vuan nga sëmundja e kancerit në gji.

Lajmin e bën të ditur revista “People” që shton se ish kampionia është tronditur sapo ka marrë vesh diagnozën. Gjithsesi nuk ka vend për alarm pasi sëmundja është zbuluar në hapat e parë dhe 53 vjecarja ka shumë mundësi të shërohet plotësisht.

“E kam pasur gjithmonë nën kontroll trupin tim dhe kur mora vesh për sëmundjen, humba plotësisht”, thekson ajo. Ciklin e rrezeve ish tenistja do ta fillojë gjatë muajit maj. Navratilova ka qënë një nga protagonistet e mëdha të tenisit të viteve ’70. Ka fituar 18 tituj Grand Slam, përfshirë këtu 9 në Ëimbledon.

“Është në gjendje shumë të mirë dhe plotësisht e shërueshme”, shprehet një mjeke në spitalin ku po kurohet tenistja. “E kam bërë mamografinë 4 vjet më parë dhe mendoj se e lashë situatën pas dore. Unë e mbaj veten në formë pasi ndjek një dietë të shëndetshme. Ja që më ndodhi mua por pas një viti do isha në një tjetër situatë”, shprehet 53 vjecarja.

Top Channel