Dati: Thashethemet për tradhëti, skandaloze

08/04/2010 09:45

“Nuk kam asnjë dyshim dhe nuk kam frikë për asgje; e gjithë kjo histori duhet të përfundojë sa më parë”.

Ish-ministrja franceze, Rachida Dati thotë se zërat për tradhëtitë respektive të presidentit Nicolas Sarkozy dhe bashkëshortes së tij Carla Bruni janë skandaloze.

“Jam vënë edhe unë në qendër të tyre dhe e gjithë kjo është e papranueshme”, theksoi Dati, e cila mund të jetë pjesë e hetimit që sapo ka nisur për zbardhur se kush është personi fillestar dhe qëllimet për përhapjen e thashethemeve. Dati thekson se përgjegjës për këtë situatë është pikërisht stafi i ngushtë i presidentit.

Ndërkohë një ditë më parë avokati i Sarkozy theksoi se këto thashetheme kanë për qëllim te sjellin destabilizimin ekonomik dhe personal të kreut të shtetit.

Top Channel