Camilla pëson frakturë në kembë

08/04/2010 20:20

Bashkëshortja e princit Carl, Camilla ka pësuar një frakturë në këmbën e majte gjatë një ekskursioni në Skoci.

Lajmin e bëri të ditur rezidenca e princit, Clarence House. Incidenti ndodhi ditën e mërkurë ndërsa dukesha rrëshkiti gjatë rrugës. Ajo ndodhej në Birkhall ku po kalonte disa ditë larg zhurmave të qytetit me bashkëshortin e saj.

Camilla është transfruar menjëherë në spital ku mjekët kryen një radiografi. Në deklaratën zyrtare thuhet gjithashtu se dukesha ka anuluar të gjitha talimet e planifikuara deri në fund të muajit.  

Top Channel