Brad puth Aniston, shpërthejnë thashethemet

08/04/2010 14:05

Brad Pitt e Jennifer Aniston duket se kanë patur një takim të ngrohtë mes tyre,duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.

Sipas një truproje, të dy aktorët, ish-bashkëshortë janë parë me njeri-tjetrin në një zonë pranë Beverly Hills.

Ngjarja mesa duket ka ndodhur në muajin dhjetor dhe përpara se truproja “besnik” të lajmëronte paparacët, Brad dhe Jenn janë larguar me shpejtësi në rrugë të ndryshme.

Sipas këtij truproje, cifti është takuar edhe dy herë të tjera në Los Angeles dhe New York.

Top Channel