Vlorë, rrugët kërcënojnë turizmin

07/04/2010 16:05

Prej disa vjetesh gjendja e rrugëve në qytetin e Vlorës, dhe trafiku që krijohet gjatë sezonit veror, është një nga arsyet se përse pushuesit që shkojnë atje mendojnë të mos kthehen më.

Një vit më parë situata ishte shumë e ngjashme me atë çka paraqesin këto rrugë edhe këtë vit. Kanale, gropa, rrugë ne ndertim qe duket se nuk perfundojne kurre, rruge te saposhtruara dhe serish te hapura.

Pozicioni qe ka ky qytet bregdetar si dhe sistemi rrugor i papershtatshem behen shkak per nje trafik gati mbytes ne Vlore, e cila nje pjese te madhe te ekonomise se saj e ka te bazuar te turizmi.

Problem serioz per turizmin ne kete qytet eshte edhe rruga qe lidh Vloren me Fierin. Turistet duhet te kalojne ne segmentin e vjeter, qe ne pjesen me te madhe ofron pamjen e rrugeve te mbushurame gropa dhe mbeturina.

Top Channel