Aktori Carrey ndahet nga e dashura

07/04/2010 09:30

Jim Carrey dhe ish-modelja e Playboy, Jenny McCarthy kanë njoftuar në rrjetin social Twitter se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre që zgjati për më shumë se pesë vjet.

“Jenny dhe unë besojmë se raportit tonë i ka ardhur fundi”, shkruan aktori 48-vjecar kanadez.

“Unë i jam shumë mirënjohës për momentet e lumtura që kemi kaluar bashkë dhe i uroj asaj më të mirën në jetë!”, mbyll sqarimin për fansat aktori komik, Jim Carrey.

Top Channel