Dhuna në familje, shtohen denoncimet

06/04/2010 14:00

16 persona gjatë vitit 2009 humbën jetën si pasojë e dhunës brenda familjes.

Autoritetet e policisë kanë konfirmuar se në 4 raste  viktima ka qenë bashkeshortja, e cila ka humbur jetën pas dhunës që ka ushtruar mbi të bashkeshorti. Por ndryshe nga një vit më parë në 2009 janë regjistruar 395 denoncime më teper, pasi qytetarët kanë qenë më të ndërgjegjësuar

“Kjo rritje e numrit të denoncimeve, nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së konflikteve në familje, por edhe për shkak të sensibilitetit të shoqërisë”, u shpreh ministri Punëve, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera.
 
Ministria synon që të rrisë numrin e grave të punësuara në vend, dhe rritjen e formimit profesional.

Top Channel