Aksidentet, paguhet pak

06/04/2010 15:30

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thotë se kompanitë e sigurimeve në Shqipëri paguajnë pak dëme në raport me të ardhurat që marrin nga sigurimet e detyruara.

Në vitin 2008, raporti dëme-prime për sigurimet motorrike, që përbëjnë pjesën dërrmuese të tregut, ishte 30 për qind. Edhe në vitin 2009, sipas AMF nuk pritet ndonjë rritje e lartë e këtij treguesi.

Raporti dëme-prime ne Shqiperi eshte  2.5 herë më i ulet nga mesatarja europiane. Ndersa ne vendet e rajonit ky tregues është mbi 50 për qind.

Raporti i ulët dëme/prime pranohet edhe nga vetë kompanitë e sigurimeve, të cilat thonë se kjo i dedikohet kryesisht faktit se tregu i sigurimeve në Shqipëri është ende i ri dhe i pazhvilluar.

Autoriteti thotë se në këto kushte ka ndërmarrë një sërë nismash për të përmirësuar tregun.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri përllogaritet në rreth 70 milionë dollarë ne vit, duke patur treguesin më të ulët për frymë në rajon, gati 20 dollarë, kur në vendet e tjera, edhe ato të rajonit ky tregues është disafish më i lartë.

Nderkohe vetem ne vitin 2009, shifra zyrtare e aksidenteve me automjete u rrit 20 perqind, duke shenuar 1316, perkundrejt 1096 ne vitin 2008. Por nje pjese e konsiderueshme e tyre nuk perfundojne ne dyert e kompanive ku jane siguruar duke u zgjidhur me pagesa nen dore nga vete pronaret e makinave qe konsiderohen shkaktare te aksidentit.

Top Channel