Shkëlzen Doli, violinisti shqiptar që “pushtoi” Vjenën

05/04/2010 19:15

Për të gjithë vëzhguesit e hollë të karrierës së tij si pjesë e Filarmonisë së Vjenës, do të ishte paksa e pabesueshme qe pasioni i tij i dyte, do te ishte muzika popullore.

Por për Shkëlzen Dolin kjo është e vërtetë. Në këtë moment ai po punon per regjistrimin e dy albumeve, njeri me muzike tradicionale shqiptare dhe tjetri me muzike bashkekohore. Ai po punon me klarinetistin Hekuran Xhambalin, profesori i tij i fushes dhe po intonohen per te qene gati per nje regjistrim te dyte.

I etur per muziken tradicionale shqiptare, me qellim te qarte per ta eksploruar ate, mesimet ne kete drejtim ka nisur t’i marre ne vitin 1998, ndersa kishte nisur te ishte pjese e Filarmonise se famshme te Vjenes. Hekurani e kujton me nostalgji momentn e pare te takimit me Shkelzenin, kur ky i fundit i ardhur posacerisht nga Austria i shprehu deshiren per te intepretuar kete vlere muzkore.

“Ai kishte qejf te mesonte popullore dhe ka ecur ne nje menyre te persosur. Eshte nje talent i rralle sepse te besh muziken klasike dhe ta kthesh ne popullore edhe nje dhunti e jashtezakonshme”, shprehet Hekurani. Dhe ne kete rast, nxenesi behet me i mire se mesuesi, sepse brenda tij ekzistojne, sipas profesorit, dy qenie njerezore. “Ai i ka bere te gjitha gjerat e mija. Per mua ai ka dy shpirtra”, shton profesori. I lindur ne Elbasan, po me origjine gjakovare, Shkelzen Doli konsiderohet si nje nga violinistet me te njohur brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise.

Nis te luaje violine qe ne vitin ‘80, 15 vjet me vone me perfundimin e studimeve ne Universitetin Shteteror te Vjenes ai behet pjese e Filarmonise ne kryeqytetin austriak. Edi Balili, kompozitor, me te cilin po punon per projektin e fundit, thote se e adhuron lojen e gishtave te Shkelzenit mbi telat e violines. “Tek Shkelzeni arrin te degjosh dy karaktere violinazh, klasikja qe e luan ne menyre te jashtezakonshme dha nga ana tjeter nje popullore e embel. Ky fakt e ben ate universal”, pohon Edi. Per te thone se ai “nuk i bie violines”, por lodron me te.

Me turnetë neper bote, violinisti qe krenohet per origjinen shqiptare eshte pjese e kolanes se arte te atyre instrumentisteve me te cilet ne perfaqesohemi denjesisht.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel