Fshati i harruar i kryeministrit

05/04/2010 20:20

C’do të thotë të jesh nga Vicidoli i Tropojes, fshati i Kryeministrit te Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha?

Mes varfërisë ekstreme dhe krenarisë, banorët e ketij fshati jetojnë cdo ditë me atë që e quajnë “njeriu i tyre”, i cili ka lënë në fshatin Vicidol vetëm disa të afërm të tij, por edhe kullën nga e cila është larguar në moshën 14 vjecare. Për të shkuar ne Vicidol duhet të udhëtosh për rreth 15 minuta me makine nga qyteti i Bajram Currit.

Fshati ndodhet thuajse në kufi me Kosovën dhe ndahet në disa pjesë. Ne nje pllajë që shikon në pëllëmbë të dorës pjesën tjetër të fshatit ngrihet kulla e Berishajve, ndërsa rreth saj shtrihen shtëpi të tjera të të njejtit trung familjar. Për pak minuta thuajse të gjithe banorët e kësaj pjese te fshatit dalin ne sheshin e vogël. Të gjithë janë mikëpritës. Banoret na shoqërojnë për tek kulla ku ka lindur dhe ka jetuar kryeministri deri në moshën 14 vjecare.

Ajo ka pësuar carje në shumë vende të saj. Në kullë ka lindur dhe ka hedhur shtat Sali Berisha. Sic e tregon edhe pllakata, këtu është ushqyer ma barut per heqjen e zgjedhes serbe nga trojet e Kosoves”, shprehet Besnik Berisha. Ai thote se kryeministrin e ka kushëri të katërt, teksa tund koken me krenari. “Marrdhëniet tona me kryeministrin jane vëllazërore. E takojmë aq sa here kemi kohe me e takuar. Është i hapur si për të gjithë”, shton ai.

“Tropojani, edhe kur është pa buke nuk e ka traditë të qahet, por të ngrihet e ta fitojë atë, thotë një banor. Të varfër si pjesa me e madhe e popullsisë rurale, ish fqinjet e kryeministrit, megjithatë nuk drejtojnë gishtin tek ai për problemet që kanë, edhe pse jetojnë vetëm me ndihmën ekonomike qe u jep komuna. Madje ata nuk fshehin faktin se për këtë ndjehen krenarë. Banorët kërkojnë që kryeministri të vijë më shpesh në vendlindjen e tij, e megjithatë edhe në këtë pikë ata e justifikojnë, duke thenë se ai ka punë në të gjithë Shqiperinë e jo vetëm në Vicidol.

“Kemi mall ta shohim ketu, shpesh me shpesh, te qendrojme, te flasim dhe te bisedojme me te”, shprehet Nurdi Berisha. Xhevahiri eshte i vetmi nga kushurinjte e tij te larget qe ka disa kerkesa per fshatin dhe zonen perreth, ose te pakten ai eshte i vetmi qe nuk e quan kete nje prerje ne bese. “Rrugen per bjeshke ka thene do ta beje. Kjo eshte kerkesa e pare. E dyta eshte per drita. I kemi shume te dobeta. E treta, keto rruget i kemi shume keq”, thote Xhevahiri. Disa dhjetra metra nga kulla e Berishajve jeton familja Tafa. Ne kete shtepi thuajse te rrenuar, jetojne 7 persona, nje shembull tipik i varferise se zonave malore. “E kemi veshtire. Pa shtepi jemi, e kemi te prishur, femije kam shume, halle kam, pa pune jam“, pohon Lindita Tafa.

E megjithate edhe Lindita nuk e hedh poshte kryeministrin, te cilin ajo e quan nje prijes per te cilin ka nevoje Shqiperia. “Na ka ndihmuar sa ka mundur ai, po s’ja kemi arritur ne se jemi shume me halle. Jemi shume keq nga ana ekonomike“, shton ajo. Ne Vicidol, familjet qe nuk kane te aferm ne Britanine e Madhe ku jane perqendruar pjesa me e madhe e emigranteve nga veriu i Shqiperise, merren me bujqesi e blegtori. Tek tuk ndonje familje merret me tregti me qytetin e Gjakoves ne Kosove, ndersa pjesa tjeter dhe me e madhe jeton me ndihme ekonomike. Ky eshte Vicidoli, fshati i Kryeministrit te Shqiperise, vendi ku njerezit jane te gatshem te perballen me cdo veshtiresi, me varferine e harresen, e megjithate te mos hedhin poshte njeriun e tyre. Megjithe kete dashuri qe ka lene pas, Sali Berisha nuk e ka vizituar fshatin e tij te lindjes, qekurse mori ne dore celesat e drejtimit te Shtetit Shqiptar.  

Top Channel