Liljana Kondakçi e sigurtë në Shqipëri
04/04/2010 17:35
E arrestuar në Greqi nga Interpoli, si e dyshuar për drejtimin e një rrjeti trafiku droge, këngëtarja Liljana Kondakçi ka qënë krejtesisht e lirë në Shqipëri.
Drejtues të Policisë së Shtetit thanë se për këngëtaren e njohur nuk ka patur një urdhër arresti ndërkombetar. Për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi, italianët e kishin shpallur Kondakçiun në kërkim, në vëndet e zonës “Shengen”.
Këngëtarja u arrestua në qytetin e Selanikut në një banesë të marrë me qira prej të afërmve të saj. Ajo është dënuar në mungesë me 2 vjet e 8 muaj burgim prej drejtësisë italiane.
Top Channel