Kasat fiskale, vijon aksioni i gjobave

04/04/2010 10:20

Me ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore dhe masat e reja për gjoba ndaj subjekteve që  nuk vendosin kasat fiskale, tatimet kanë nisur një aksion të gjerë në të gjithë vendin.

Gjobat shkojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë të reja, madje dhe në mbyllje të aktivitetit.

Nga të dhënat e fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mësohet se janë vendosur rreth 400 mijë euro gjoba në të gjithë vendin.

Sipas vendimit të qeverisë, procesi i instalimit të kasave duhet të përfundojë në të gjithë vendin brenda muajit dhjetor 2010.

Ndërkaq, nga Ministria e Financave zbulohen të tjera detaje të skandalit me kasat fiskale, ku pjesa dërrmuese doli jashtë standardi.

Sipas ministrisë, nga verifikimet e kryera në terren dhe mostrat e marra te pajisjet, rezulton se tre nga pesë kompanitë kanë abuzuar me rregulloren e vendosjes së kasës fiskale, duke thyer urdhrin mbi modelin e programimit, si dhe lejimin e hedhjes në treg të pajisjeve që nuk i shërbejnë procesit.

Top Channel