Investimet, gjysma e HEC-eve, me pronarë italianë

04/04/2010 11:55

Nga të dhënat e Ministrisë së Ekonomisë, mësohet se gjysma e koncesioneve të dhëna janë me pronarë italianë.

“Kjo për shkak të një legjislacioni tepër favorizues që ekziston midis Shqipërisë dhe Italisë, pra të një traktati që kemi ne ku investimet në energjetikë trajtohen nga ligji italian, njëlloj si ato të bëra në Itali”, saktësoi ministri.

Pas italianëve, vijnë kompani gjermane, austriake, izraelite, norvegjeze dhe greke.

Deri tani, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka miratuar 114 kontrata koncesionare, ndërsa 30 të tjera janë në proces.

Në këto 114 koncesione të dhëna, janë rreth 40, të cilat kanë filluar punë, ndërsa pjesa tjetër janë drejt fundit.

Ministri Prifti ka pranuar problemin e shitjes së licencave nga bizneset që kanë futur koncesionin e HEC-it, duke e argumentuar si një e drejtë ligjore, por nga ana tjetër garantoi kontroll të plotë të procesit.

Top Channel