Heshtja është miratim te lejet dhe licencat

04/04/2010 10:35

Brenda Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) do të ngrihet së afërmi një njësi e re për licencimin e subjekteve në sektorin e energjetikës.

Ministria e Ekonomisë deklaron se, se licencimi koncensionar në sektorin e energjisë, shoqërohet me miratimin edhe të 16 lejeve të tjera, siç janë ato mjedisore, të pronës, përdorimit të ujit etj, të cilat me ngritjen e njësisë së re do të aplikohen brenda QKL-së.

Vënia në funksionim e kësaj njësie do të vërë nën kontroll të plotë procedurën koncensionare të licencimit në sektorin e energjisë dhe do të minimizojë burokracinë, si dhe të rrisë më tej eficiencën e investimit.

“Parimi ynë, do të jetë ‘heshtja është miratim’, çka nënkupton se 30 ditë pas aplikimit, në rast se nuk merret asnjë përgjigje, kjo leje quhet e miratuar”, deklaroi ministri Prifti.

Ndërkohë, GTZ-ja gjermane ka konfirmuar se do të kontribuojë me asistencë teknike.

Top Channel