Ish-banorja e BBV shtatzënë për herë të dytë? Xheisara zbulon lajmin në ‘Ftesë në 5’: Nuk e prisja, më erdhi si dhuratë
Banorët kanë përjetuar emocionet e mëdha të surprizave, të eliminimit, të kandidimeve, ndërsa publiku ka ndjekur një spektakël plot dinamikë.
Edi është zgjedhur nga publiku për t’u larguar nga shtëpia. Bertina është përballur me Adën dhe Oltën për Erionin, ndërsa ky i fundit, në një klip në dhomën e rrëfimit, është shprehur se, nëse do të hynte edhe një herë në shtëpi, nuk do të kishte krijuar lidhje, por do të kishte marrëdhënie më të afërta me Adën. Gjatë spektakleve të së shtunave nuk kanë munguar rrëfime të sekreteve të mëdha. Këtë radhë ka qenë Tatiana ajo që ka treguar për historinë e saj të dashurisë me një djalë shqiptar. Përmes letrës, ajo bëri të ditur për publikun por dhe për ish të dashurin se disa kohë më parë ka humbur një fëmijë të tij.
Shtatzënia e rremë e Domenikës
Domenika dhe Seldi organizuan një lojë për banorët, por edhe për publikun më 1 Prill, ditën e gënjeshtrave. Domenika i tha më parë Oltës dhe Klodit se ishte shtatzënë. Seldi iu bashkua lojës së saj, duke u shtirur shumë i shqetësuar. Lajmi është përhapur edhe te banorët e tjerë, disa prej të cilëve kanë dyshuar se kjo mund të jetë lojë. Të pyetur nga Arbana, Domenika dhe Seldi janë shprehur se ka qenë paksa e vështirë realizimi i kësaj loje, por janë shprehur të kënaqur që ia kanë dalë mbanë të bindin publikun.
Zarfet e Kuq
Që në fillim të spektaklit, “Vëllai i Madh” kishte rezervuar nga një zarf të kuq për të gjithë të kandiduarit. Në secilin prej zarfeve qëndronte nga një surprizë për të kandiduarit, të cilat janë zbuluar në vazhdim të spektaklit.
Prova e javës
Që në spektaklin e javës së shkuar, u lajmërua se spektakli i “Big Brother 3” do të zgjatej edhe dy javë më shumë, ndërsa banorët do të kishin mundësinë të rrisnin shumën e çmimit të madh përmes disa provave që duhet t’i realizonin gjatë kësaj jave. Seldi dhe Tatiana ishin të parët që provuan të hanin një pjatë makarona me fruta deti të gjalla. Të dy kanë tentuar të hanë pak nga pjata që kanë përpara. Gjatë javës, banorët janë vënë në të tjera sprova. Duhet të hanin një tortë, më tej mollë me duar të lidhura e në përfundim ka qenë Edi ai që ka tentuar të fitojë provën për të shtuar buxhetin. Pasi hap zarfin, ai gjen të shkruar emrin e mikut të tij. Për t’i telefonuar duhet të gjejë në tre enë telefonin celular dhe numrin të ndarë në dy pjesë. Në njërën prej enëve janë disa kavie, në tjetrën dy mace dhe në të tretën, një krokodil. Edi arrin të gjejë telefonin dhe numrat dhe komunikon me mikun e ngushtë. Pavarësisht kësaj, “Vëllai i Madh” nuk e ka quajtur të kaluar provën, prandaj çmimi i madh mbetet në të njëjtën vlerë, 10 milionë lekë të reja.
Surpriza e Oltës
“Vëllai i Madh” i ka dhënë mundësi banorëve të shkruajnë nga një letër. Olta kishte shkruar një letër për nipin e saj. Në zarfin e kuq ajo gjen një foto të nipit të saj, për të cilin ka thënë se është gjëja më e shtrenjtë, ndërsa në dhomën e rrëfimit ka gjetur një lodër të tij.
Bertina përballet me Oltën dhe Adën
Marrëdhënia e Erionit dhe Bertinës ka qenë mjaft e diskutuar brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Nga ana tjetër, Olta dhe marrëdhënia e saj me Erionin ka qenë një arsye e vazhdueshme që Bertina të ndjehej xheloze gjatë kohës që ka qëndruar në shtëpi. Dalja e saj nga shtëpia gjatë spektaklit të javës së shkuar i ka ndryshuar marrëdhëniet brenda shtëpisë. Nga ana tjetër, deklarata e Adës javën e kaluar se do të donte ta njihte më mirë Erionin kur të dilte nga shtëpia, ka shkaktuar reagimin e Bertinës. Të dyja vajzat janë ftuar në studio të përballen me njëra-tjetrën. Pasi ka treguar se java e parë jashtë shtëpisë ka qenë e mbushur plot intervista dhe emisione televizive, Bertina ka replikuar me Adën, për marrëdhënien me Erionin. Ajo është shprehur e kënaqur që nuk pati shoqëri me Adën brenda shtëpisë, sepse tashmë nga jashtë ka parë se ajo kishte bërë veprime të ulëta dhe kishte thënë fjalë fyese për të. Bertina i ka thënë Adës se fakti që Erioni i buzëqeshte dhe herë i qëndronte afër nuk do të thotë me patjetër se e ka dashur, por Ada, nga ana e saj, ka thënë se Erionin e kishte vetëm mik të mirë dhe do të donte ta kishte pjesë të shoqërisë edhe jashtë shtëpisë. Një klip i Erionit për marrëdhënien me Oltën pas largimit të Bertinës, ka shkaktuar reagime të tjera. E ftuar në dhomën e rrëfimit, edhe Olta ka thënë se me Erionin ka vetëm një shoqëri të mirë dhe vetëm kaq. Ajo ka thënë se Erioni është çliruar pas largimit të Bertinës dhe ajo kishte dashur pikërisht këtë, të shihte Erionin e vërtetë. Këto fjalë kanë shkaktuar irritimin e Bertinës, e cila i është kundërvënë Oltës. Në këtë diskutim është përfshirë edhe Bledari, i cili brenda shtëpisë kishte shfaqur simpati për Oltën, duke i thënë se ajo është shumë energjike e të vazhdojë ashtu siç ka qenë. Sqarimin e këtyre marrëdhënieve e ka bërë vetë Erioni, përmes një klipi në dhomën e rrëfimit. Ai ka thënë se donte të ndjehej më i lirë dhe nëse do të futej edhe një herë në shtëpinë e “Big Brother” nuk do të krijonte marrëdhënie, por do të kishte më shumë afrimitet me Adën. Meqenëse Bertina nuk ka qenë e bindur nga këto fjalë, Erioni është thirrur në dhomën e rrëfimit, ku ka pohuar edhe një herë ato që kishte thënë në dhomën e rrëfimit.
Jetmiri takon Rezartën
Prej disa javësh, Jetmiri nuk e përjeton më brenda shtëpisë lidhjen që kishte me Rezartën, për shkak të largimit të saj. “Vëllai i Madh” kishte menduar që t’i bënte një surprizë. Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Jetmiri e takoi Rezartën brenda shtëpisë. Të dy kanë qenë të përmalluar për njëri-tjetrin. Por surpriza nuk ka mbaruar me kaq. Në zarfin e kuq, Jetmiri gjen një foto provokuese të Rezartës me Gjimin. Në studio ka pasur reagime, ndërsa Jetmiri ka thënë se nuk bëhet aspak xheloz për të.
Edi lë shtëpinë
Publiku ka vendosur që Edi të jetë banori i radhës që lë lojën. I kandiduar së bashku me Oltën, Jetmirin dhe Manal, Edi ka përfunduar aventurën e tij. Edhe më parë, banorët ishin shprehur shpesh se Edi ishte bërë shumë i heshtur, nuk po aktivizohej më, prandaj edhe u shprehën që duhet të largohej ai.
Top Channel