Peru, hapet sërish parku i Macu Picu

02/04/2010 10:15

Parku më i famshëm arkeologjik i Perusë, Macu Picu është hapur sërish pasi mbeti i mbyllur për dy muaj rresht.

Qindra turistë, mes të cilëve aktorja amerikane Susan Sarandon, morën trenin për të vajtur tek zona e rrënojave të shekullit të 15-të, që është nga më të vizituarat në Amerikën Latine.

Shirat e dendura dhe rrëshqitjet e tokës që u regjistruan në fund të janarit penguan aksesin në part dhe bllokuan rreth 4 mijë turistë.

Peruja ka humbur rreth 200 milionë dollarë fitime për shkak të mbylljes së parkut, ka bërë të ditur ministri peruan i Turizmit.

Hekurudha e dëmtuar që lidh parkun me pjesën tjetër të Perusë u riparua me një shpejtësi të paparë më parë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel