Lushnjë, protesta “Berisha largohu”

02/04/2010 13:50

Pas Pogradecit socialistët kanë organizuar në qytetin e Lushnjës një protestë kundër qeverisë.

Nga qyteti i Lushnjes janë larguar disa shërbime ndaj qytetareve dhe jane derguar ne Fier sipas kryebashkiakut Albert Sanxhaku kjo eshte e qëllimshme.

“Edhe në Vlorë dhe në Pogradec, edhe në Fier edhe në Berat  janë bllokuar të gjitha buxhetet. Motivi i vetëm është që të bllokohet qeverisja e majtë”, u shpreh Sanxhaku.

Deputeti i qarkut të Fierit Bashkim Fino ka thënë se protesta të ngjashme do të shtrihen në të gjithe vendin.

“Partia Socialiste do të jetë në cdo komunë dhe bashki për protesta që kanë një vlerë të madhe për opozitën. Kulmi do të arrijë në protestën madhështore të Tiranës, në datë 30 prill,” u shpreh Fino.

Top Channel