Dutasteridi ul rrezikun e kancerit të prostatit

02/04/2010 14:00

Një studim ndërkombëtar ka treguar se një ilac i përdorur edhe më parë tek burrat me prostat të theksuar, duket se ul rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Një eksperiment 4 vjecar i kryer mbi 6500 burra ka treguar se ata që kanë marre dutasterid e kanë 23 përqind më të ulët rrezikun e kancerit të prostatit.

Burrat që morën pjesë në studim, i publikuar në “New England Journal of Medicine”, ishin të gjithë të rrezikuar nga kjo sëmundje.

Ekspertët britanikë i kanë mirëpritur rezultatet e eksperimentit, por kanë deklaruar se duhet ende të bëhet një kërkim afatgjatë.

Top Channel