Bertina: Pse lashë mënjanë karrierën në kërkim të famës

02/04/2010 19:05

Gjashtë vite më parë ajo do të merrte vendimin për ta nisur karrierën e saj larg qytetit të lindjes, Delvinës.

Bertina ishte 18 vjec kur nisi të projektojë të ardhmen tashmë në një qytet të madh si Tirana. Ka pak ditë që është larguar nga shtëpia e Big Brother dhe personit të parë që i është besuar, është kushërira Ana. Larg syve kureshtarë, dy mikeshat i gjejmë mes diskutimeve për ndodhitë brenda shtëpisë.

“Bertina nuk është nga ato vajza që nuk krijon miqësi, por ndoshta nuk i ka ngjitur me ndonjë nga banorët aty”, shprehet Ana. Në këtë bisedë nuk mund të bënte përjashtim as lidhja e vajzës nga Delvina me një nga banorët e shtepisë, Erjonin. “Nuk e prita keq. Ndoshta nga natyra jam liberale por me dukej sikur Erioni fshihej pas Bertinës, ndërkohë kjo ishte një tabelë qitjeje”, shton ajo.

Minutat kalojnë dhe pushimi i kafes mbaroi. Bertinës i duhet të kthehet në zyrë ku e pret puna e saj e zakonshme si arreduese dhe projektuese. Nuk kemi mbaruar. Ata që e njohin dhe në Tiranë janë të shumtë, thonë se shume se qëndrimin në lokal me miqtë për Bertinën sportet janë argëtimi më i mire. Ne pishinë i pëlqen të notojë vetëm, ndërsa në fushën e basketbollit kundërshtari është dhe miku i saj i ngushtë, Besi. “Ka qenë më mirë por do përmirësohet si më parë”, shprehet ai.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel