SHBA, milionere për disa minuta

31/03/2010 10:30

Mendoi se zgjidhi përfundimisht problemet e jetës së saj por gjithcka ka rezultuar një ëndërr e shkurtër.

Bëhet fjalë për një shtetase amerikane, rroga mujore e së cilës shkon në 12 mijë dollarë në vit. Gjatë një mbremjeje të cuditshme në kazinonë Fortune Valley te Central City në Colorado.

Makina e saj në një moment ka filluar të derdhë monedha me vlerë 42 milionë dollarë, por drejtuesit e kazinosë kanë ndërhyrë menjëherë duke i bërë me dije se kjo është një anomali e makinës së monedhave. Louise Chavez, një zonjë e moshës së mesme nga Denveri ka filluar të bërtasë si e cmendur kur makina i ka nxjerrë monedhat.

“është hera e parë që në 15 vjet na ndodh një problem i tillë. Na vjen shume keq”, shprehen drejtuesit e kazinosë. Si shpërblim ata i kanë ofruar 3 ditë falas në hotel të pafatës.  

Top Channel