Rasmussen: Të bëhet transparenca e zgjedhjeve

31/03/2010 14:10

Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Poul Nyrup Rasmussen shprehet në favor të ngritjes së një komisioni hetimor të pavarur për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri.

Rasmussen u shpreh se mbështet Partinë Socialiste Shqiptare në kauzën e saj dhe se bashkohet me përpjekjet për transparencë të plotë.

“Duhet zbardhje e zgjedhjeve të fundit parlamentare ne Shqipëri. Komisioni hetimor duhet të jetë i pavarur dhe në të, të ketë edhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Deklaratën zyrtari i lartë e dha në Sarajevë, ndërsa zhvillohet konferenca ballkanike e PSE-së.

Top Channel