Rama: Sa më shpejt vizat

31/03/2010 15:25

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë konferencës së PES-së për Ballkanin që zhvillohet në Sarajevë ka theksuar edhe njëherë vullnetin e Partisë Socialiste për të realizuar sa më shpejt liberalizimin e vizave si një moment i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.(UPDATE)

“Kalimi permes Sarajeves ishte me te vertete nje moment shume i vecante per mua, por njekohesisht e kisha te pamundur te kuptoja sesi ka mundesi qe pas kaq vjetesh, ne ende nuk gezojme lirine te levizim neper Europe pa viza. Prandaj ne kete konference mendoj se eshte rasti per te kerkuar mbeshtetje per mundesimin e udhetimit te lire neper Europe per ne ashtu si dhe per te gjithe qytetaret e tjere te Europes apo dhe te ketij rajoni”, u shpreh Rama.

Gjate fjales se tij kryesocialisti i mëshoi fort edhe integrimit te vendit ne Bashkimin Europian.

“Anëtaresia ne BE eshte projekti yne i transformimit dhe i demokratizimit. Eshte e rendesishme qe te ndertojme Europen ne vendet tona, por eshte po ashtu e rendesishme qe Europa te mos i zbehe ambicjet dhe standardet ne marredheniet e saj me vendet e Ballkanit Perendimor. Objektivi i BE-së ne Shqiperi nuk mund te jete me thjesht stabiliteti. Vetem nje politike e re dhe nje vision i ri mund ta avancoje axhenden europiane per Ballkanin Perendimor dhe per shoqerite e ketij rajoni. Ne kete kontekst ne duhet te perpiqemi shume ta sjellim Europen me prane qytetareve tane, kjo eshte sfida jone”, theksoi Rama.

Ne perfundim kryetari i Partise Socialiste si bashkekryetar i komitetit nderkombetar per Europen Juglindore i ka ftuar pjesemarresit qe takimi i radhes se PES-së te organizohet ne Tirane.

Top Channel