Pitella: Duhet klimë e qetë politike

31/03/2010 19:40

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, eurodeputeti i majte italian, Gianni Pitella ka zhvilluar edhe një takim me deputetët socialistë në Durrës.

Pitella ka këshilluar për një klimë të qetë politike. Ai tha se, do t’i kërkojë Komisionit Europian përshpejtim te procedurave për Shqiperinë, për liberalizimin e vizave.

Të njëjtin mesazh eurodeputeti dha edhe në takimet e zhvilluara paradite me presidentin Bamir Topi dhe kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli.

Top Channel