Kater ish anëtarë të UCK-së u dënuan me 100 vite burg për vrasjen e një familjeje shqiptare në Drenas, të cilën e akuzonin gjatë luftës se ishte bashkëpunëtore e Shërbimit Sekret Jugosllav.

Por ish bashkëluftëtarë dhe familjarë të të dënuarve protestuan në Prishtinë duke kërkuar lirimin e tyre, duke pretenduar se janë dënuar mbi bazën e dëshmive të rreme dhe pa prova.

Vrasja në familjen Hajraj ndodhi në gusht të vitit 2001. Që atëherë, familjarët janë përballur me procese gjyqesore nga UNMIK dhe EULEX. Protesta, krahas thirrjeve për lirimin e ish anëtarëve të UCK-së pati edhe një mesazh të qartë për misionin e drejtësisë së EULEX.

Protestës iu bashkuan edhe një grup organizatash joqeveritare, mes të cilave edhe lëvizja “Vetvendosje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA