Hana: Duhet të rriten kontribuesit dhe pagesa

31/03/2010 16:35

Shërbimi dhe mjekimi në spitale do të përmirësohet ndjeshëm, nëse do të rritet jo vetëm numri i kontribuesve, por sasia e parave që derdh cdo qytetar.

Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, sqaroi se brenda 2010 do te perfundoje vleresimi i kostos qe ka cdo sherbim ne spital dhe ne 2011 do te punohet per skemen e rivleresimit te pagave te diferencuara mes mjekeve si dhe privatizimin e nje pjese te sherbimeve ne spital.

Por kjo skeme eshte vene ne dyshim nga drejtuesi i “Urdhërit të Mjekut”, i cili nuk beson në rritjen e shpejtë të numrit të qytetarëve që paguajnë kontributet shëndetësore.

Zonja Hana ka sqaruar se reformimi në shendetesi, perfshin edhe me teper autonomi, qe do te thote qe vete drejtuesit do te merren me  plotesimin e te gjitha kerkesave qe ka spitali, qe nga ilacet e deri te higjiena e ambienteve.

Top Channel