Devoll, aksident rrugor, vdes 53-vjecari

31/03/2010 10:45

Një 53-vjecar ka humbur jetën në një aksident me pasoja të renda në aksin Bilisht-Miras. Arif Aliko ka gjetur vdekjen e menjëhershme kur është rrezuar nga karroca me të cilën po levizte në drejtim të fshatit.

53-vjecari eshte perplasur nga nje mjet qe levizte me shpejtesi ne kthesen e Mirasit. Policia qe ka shkuar ne vendin e ngjarjes ka bere te ditur se mjeti me targa DV 2118 A levizte ne te njejtin drejtim me karrocen por per shkak te shpejtesise se madhe e ka perplasur ate ne pjesen e pasme ndersa 53-vjecari eshte rrezuar dhe ka marre plage fatale ne koke.

Sipas policise shkaku i aksidentit eshte percaktuar shpejtesia e mjetit dhe mungesa e pamjes per shkak te erresires. Per aksidentin me pasoje vdekjen eshte arrestuar drejtuesi i mjetit 22-vjecari Thanas Temo.

Top Channel