Bulqizë, 8 ne pranga për shfrytëzimin e minierës

31/03/2010 09:35

Policia e Bulqizës ka ndërmarrë një operacion për ndalimin e të gjitha veprimtarive të palicensuara në zonat e minierave të kromit.

Për pasojë është bërë i mundur arrestimi i 8 personave dhe shpallja në kërkim e një personi të nëntë. Ata jane gjetur duke nxjerre mineral kromi ne galerite e zones D.

Pas arrestimit jane bllokuar edhe 1 mije ton mineral kromi te mbledhur me nje vlere qe shkon ne 40 milione leke. Pak dite me pare ne nje mbledhje me perfaqesues te institucioneve te ndryshme drejtuesit e larte te policise si dhe perfaqesues te institucioneve te tjera, u deklaruan per marrjen e masave qe do te conte ne ndalimin e veprimtarive te jashtëligjshme qe shfrytezojne edhe punen e te miturve dhe shkaktojne aksidente te vazhdueshme.

Vetem dje ne nje nga galerite e minierave nje masiv guresh vuri nen vete nje minator i cili ndodhet ne gjendje shume te rende per jeten.

Top Channel