“Time Square”, Heavy i fundit i “Mohikanëve”

31/03/2010 14:40

Heavy, është i fundit lypës që vazhdon të qëndrojë në trotuarin më të populluar të planetit duke lypur atë që i japin kalimtarët.

“Times Square”, sheshi me i zhurmshëm i planetit që ndodhet në Manhattan, është vënë në qëndër të vëmendjes nga gazeta “New York Times” që i ka kushtuar një hapesire të vecantë lypësit. Sheshi është bërë shtëpia e tij që në fillim të viteve ’90 kur zona ishte ende e infektuar nga krimi, prostitutat dhe droga.

Në vitin 1994 kryebashkiak u zgjodh Rudolph Giuliani, i konsideruar edhe si “sherifi”, pasi luftoi me zero tolerancë krimin duke pasruar qytetin brenda pak vitesh. Por nëse kriminelët e lanë sheshin, një gjë të tillë nuk e bënë lypësat. Ne vitin 2005 llogariteshin 55 të tillë, por në vitet e ardhshme numri ra me shpejtësi.

Shumë prej tyre pranuan të jetonin në komunitete të ndryshme dhe verën e shkuar ngelën vetëm 7. Ata numëronin nga 20 vite jetë rruge dhe shumë shpejt u bënë të famshëm edhe për qytetaret që i quanin me nofkën “Times Square seven”. Në fund ngeli Heavy që nuk pranoi për asnjë arsye të largohej nga rruga. “Mjafton të rrish disa orë me të për të kuptuar se prania e tij tashmë është bërë rutinë”, shkruan mes të tjerash “New York Times”.  

Top Channel