TVSH “gëlltiti” 1 miliard lekë në 2009

30/03/2010 08:45

Televizioni publik shqiptar, edhe pse është stacioni audioviziv më pak i shikuar nga shqiptarët, gjatë vitit 2009 ka “gëlltitur” plot  1 miliard e 284 milionë lekë të reja, nga këto 519 milionë vetëm nga buxheti i shtetit.

Këto shifra janë pasqyruar në raportin vjetor të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar që është dorëzuar në Kuvend.

Në këtë raport theksohet se paratë e thithura direkt nga taksa që paguan çdo shqiptar për TVSH-në arrijnë shifrën e 288 milionë lekëve të reja.

Ndërkaq, vetëm paga dhe sigurime shoqërore për personelin e televizionit publik janë shpenzuar rreth 576 milionë lekë, ndërsa 41 milionë janë harxhuar për karburant dhe lëndë djegëse.

Ndërsa shpenzimet për udhëtime e dieta arrijnë shumën e 32 milionë lekëve të reja dhe për shpenzime operative siç janë kancelari dhe pajisje zyrash janë harxhuar 31 milionë lekë.

Në raportin e dorëzuar në Kuvend kërkohet nga Parlamenti që të rritet buxheti edhe më shumë në mënyrë që të shtohen pagat e punonjësve të RTSH-së me 10%.

G

Top Channel