Shëndetësia, Obama firmos modifikimet për reformën
30/03/2010 18:45
Presidenti amerikan, Barack Obama ka firmosur sot në Uashington ligjin që modifikon disa nga masat për reformën në shëndetësi.
Amendamentet parashikojnë më shumë ndihma për familjet e shtresës së mesme dhe ndërmarrjet e vogla.
Ligji përmban edhe ndërhyrje të shumta financiare për të përmirësuar edukimin shkollor, në vecanti parashikohen hua për studentët që duan të frekuentojnë universitetin.
Top Channel